Ekuivalentimi i Diplomave

Njehsimi i Diplomave të Huaja

Aplikimi për njohjen dhe njësimin e kualifikimeve që i përkasin nivelit 5 deri në 8 të Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve kryhet online nëpërmjet portalit e-albania.

Informacioni i detajuar mbi procedurat e aplikimit gjendet i publikuar në shërbimin e njësimit të diplomave të ofruar nga e-albania, në adresën web:

Linku i aplikimit online

LISTA MBI VENDIMET E NJOHJES PËR GRADËN SHKENCORE “DOKTOR” DHE TITUJT AKADEMIKË TË FITUAR JASHTË VENDIT 2020

LISTA MBI VENDIMET E NJOHJES PËR GRADËN SHKENCORE “DOKTOR” DHE TITUJT AKADEMIKË TË FITUAR JASHTË VENDIT 2019

LISTA MBI VENDIMET E NJOHJES PËR GRADËN SHKENCORE DOKTOR DHE TITUJT AKADEMIK TË FITUAR JASHTË VENDIT 2018

LISTA E DIPLOMAVE TË NJËSUARA, PËR GRADËN SHKENCORE DOKTOR SHTATOR 2017

LIGJI NR. 80/2015

PROCEDURAT E APLIKIMIT DHE DOKUMENTACIONI

Njësimi i diplomave dhe certifikatave të lëshuara nga institucionet e huaja të arsimit të lartë
Ky shërbim elektronik u vjen në ndihmë qytetarëve që aplikojnë për njësimin e certifikatave dhe diplomave të huaja të lëshuara nga institucionet e huaja të arsimit të lartë, të cilat i përkasin niveleve nga 5 deri në 8 të Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve. Në kualifikimet e niveleve 5 – 8 të Kornizës  Shqiptare të Kualifikimeve përfshihen Diploma Profesionale, Bachelor, Master, Specializime Afatgjata, si dhe Doktoratë. Pranë Qendrës së Shërbimeve Arsimore (QSHA), kryhen njësimet për: Diploma Profesionale, Bachelor, Master dhe Specializime Afatgjata. Ndërsa njësimi i diplomave të nivelit 8 – Doktoratë si dhe Njësimi i titujve akademikë kryhet pranë MAS. Aplikimi për njohjen dhe njësimin e kualifikimeve që i përkasin nivelit 5 deri në 8, të Kornizës Shqiptare, Kornizës Evropiane të Kualifikimeve, si dhe titujve akademikë kryhet online nëpërmjet portalit e-Albania. Dokumentacioni shoqërues i kërkuar duhet të depozitohet detyrimisht në formatin elektronik (PDF me ngjyra) gjatë aplikimit online.

Dokumentacioni i nevojshëm
Për njohjen e diplomave të huaja për ciklin e parë dhe të dytë, si dhe diplomat e specializimeve afatgjata, dokumentet që duhet të ngarkohen nga aplikanti: – Diplomën/certifikatën, ose dokumentin zyrtar përkatës në vendin e origjinës ekuivalent me diplomën që vërteton përfundimin e studimeve, të pajisur me vulë apostile dhe të noterizuar, si dhe të përkthyer në gjuhën shqipe nga përkthyes të licencuar në Republikën e Shqipërisë, apo nga përkthyes të licencuar në vendin e origjinës – Listën e notave dhe/ose suplementin e diplomës, të noterizuar, si dhe të përkthyer në gjuhën shqipe nga përkthyes të licencuar në Republikën e Shqipërisë, apo nga përkthyes të licencuar në vendin e origjinës – Fotokopja e kartës së identitetit ose të pasaportës (vetëm për shtetasit e huaj); – Mandat-pagesa (për rastet kur aplikanti kryen pagesën nëpërmjet bankës ose zyrave të postës shqiptare. http://qsha.gov.al/ ) Për njohjen e diplomave të huaja për doktoraturë, do të aplikohet ndarja si mëposhtë:

Dokumente që sigurohen nga nëpunësit e administratësDokumente që ngarkohen nga aplikanti
1. Vërtetimin e lëshuar nga Biblioteka Kombëtare në Tiranë, të depozitimit të kopjes së disertacionit1. Diploma dhe suplementi i saj (nëse ka të tillë), lëshuar nga institucioni përkatës i arsimit të lartë, që dëshmon fitimin e gradës shkencore “Doktor”, kopje e njësuar me origjinalin, si dhe e përkthyer në gjuhën shqipe nga përkthyes të licencuar në Republikën e Shqipërisë”, apo nga përkthyes të licencuar në vendin e origjinës
 2. Disertacioni i doktoratës
 3. Fotokopja e kartës së identitetit ose të pasaportës (për shtetasit e huaj)
 4. Mandatpagesa

* Mbledhja e dokumentacionit shoqërues të mësipërm që më parë ishte detyrim të dorëzohej në zyrat e shtetit nga vetë aplikanti, tani është detyrë e nëpunësit të administratës ndaj qytetarit. Me dhënien e aprovimit, ju bini dakord që këto dokumente të sigurohen për ju nga nëpunësi i administratës.

Dokumente që sigurohen nga nëpunësit e administratës

1. Vërtetimin e lëshuar nga Biblioteka Kombëtare në Tiranë, të depozitimit të kopjes së disertacionit

Dokumente që ngarkohen nga aplikanti

1. Diploma dhe suplementi i saj (nëse ka të tillë), lëshuar nga institucioni përkatës i arsimit të lartë, që dëshmon fitimin e gradës shkencore “Doktor”, kopje e njësuar me origjinalin, si dhe e përkthyer në gjuhën shqipe nga përkthyes të licencuar në Republikën e Shqipërisë”, apo nga përkthyes të licencuar në vendin e origjinës
2. Disertacioni i doktoratës
3. Fotokopja e kartës së identitetit ose të pasaportës (për shtetasit e huaj)
4. Mandatpagesa

* Mbledhja e dokumentacionit shoqërues të mësipërm që më parë ishte detyrim të dorëzohej në zyrat e shtetit nga vetë aplikanti, tani është detyrë e nëpunësit të administratës ndaj qytetarit. Me dhënien e aprovimit, ju bini dakord që këto dokumente të sigurohen për ju nga nëpunësi i administratës.

HAPAT E PROCEDURËS

I. Aplikimi për njohjen dhe njësimin e kualifikimeve akademike që i përkasin nivelit 5 deri në 8, të Kornizës Shqiptare ose Evropiane të Kualifikimeve, përveç gradës shkencore “Doktor”, kryhet online sipas procedurës së mëposhtme:

a. formulari i aplikimit plotësohet online në portalin e-Albania,;

b. aplikanti ngarkon në format elektronik (PDF) me ngjyra dokumentacionin e mëposhtëm:

i. diplomën/certifikatën profesionale, diplomën ose dokumentin zyrtar përkatës të lëshuar nga institucionet përgjegjëse për lëshimin e kualifikimit në vendin e origjinës ekuivalent me diplomën që vërteton përfundimin e studimeve, të pajisur me vulë apostile ose legalizim nga vendi i lëshimit, të njësuar me origjinalin (noterizuar), si dhe të përkthyer në gjuhën shqipe nga përkthyes të licencuar në Republikën e Shqipërisë.

ii. suplementin e diplomës dhe/ose listën e notave, të njësuar me origjinalin (noterizuar), si dhe të përkthyer në gjuhën shqipe nga përkthyes të licencuar në Republikën e Shqipërisë.

iii. fotokopjen e kartës së identitetit ose të pasaportës (vetëm për shtetasit e huaj);

iv. mandat-pagesën ose konfirmimin e pagesës online.

II. Aplikimi për njohjen dhe njësimin e gradës shkencore “Doktor” kryhet online sipas procedurës së mëposhtme:

a. formulari i aplikimit plotësohet online në portalin e-Albania;

b. aplikanti ngarkon në format elektronik (PDF) me ngjyra dokumentacionin e mëposhtëm:

i. diplomën dhe suplementin e saj (nëse ka të tillë), lëshuar nga institucioni përkatës i arsimit të lartë, që dëshmon fitimin e gradës shkencore “Doktor” ose dokumentin origjinal te barasvlershëm me diplomën në rastet kur ky përbën dokumentin zyrtar përkatës në vendin e origjinës ekuivalent me diplomën, të pajisur me vulë apostile ose legalizim nga vendi i lëshimit, të njësuar me origjinalin (noterizuar), si dhe të përkthyer në gjuhën shqipe nga përkthyes të licencuar në Republikën e Shqipërisë.

ii. disertacionin e doktoratës. Në rast se disertacioni është në gjuhë të huaj, aplikanti paraqet një përmbledhje (reth 10 faqe) në gjuhën shqipe;

iii. fotokopjen e kartës së identitetit ose të pasaportës (vetëm për shtetasit e huaj);

iv. mandat-pagesën ose konfirmimin e pagesës online.

c. Aplikanti duhet të depozitojë një kopje të disertacionit përkatës në Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë (BKSH) dhe të paraqesë vërtetimin përkatës.

III. Aplikimi për njohjen e titujve akademikë kryhet online sipas procedurës së mëposhtme:

a. formulari i aplikimit plotësohet online në portalin e-Albania;

b. aplikanti ngarkon në format elektronik (PDF) me ngjyra dokumentacionin e mëposhtëm:

i. dokumentin e fitimit të titullit akademik, të pajisur me vulë apostile ose legalizim nga vendi i lëshimit, të njësuar me origjinalin (noterizuar), si dhe të përkthyer në gjuhën shqipe nga përkthyes të licencuar në Republikën e Shqipërisë;

ii. vërtetimin e regjistrimit të titullit akademik në bazën e të dhënave përkatëse në zbatim të kuadrit ligjor të vendit ku është fituar titulli akademik (nëse ky regjistrim është parashikuar nga legjislacioni përkatës i huaj);

iii. fotokopjen e kartës së identitetit apo pasaportës (vetëm për shtetasit e huaj);

iv. mandat-pagesën ose konfirmimin e pagesës online; 

v. deklaratën/skedën e nënshkruar në të cilin të jepet informacion për eksperiencën akademike në mësimdhënie; aktivitetin shkencor – lista e artikujve/botimeve shkencore, pjesëmarrje në simpoziume, konferenca, kongrese shkencore të shoqëruar me titujt e materialeve të paraqitura; si dhe botime të punimeve shkencore në organe shkencore ndërkombëtare. Informacioni i parashikuar në këtë skedë duhet të shoqërohet me dokumentacionin provues përkatës.

PROCEDURAT E NJOHJES DHE NJËSIMIT

1. Procedura e njohjes dhe njësimit, pas aplikimit online, e kualifikimeve akademike që i përkasin nivelit 5 deri në 8, të Kornizës Shqiptare ose Evropiane të Kualifikimeve vijon me shqyrtimin dhe verifikimin e dokumentacionit nga ana e Komisionit të Njohjes së Diplomave në QSHA. Kjo procedurë, kur dosja e aplikimit është e plotësuar me të gjithë dokumentacionin e kërkuar sipas këtij udhëzimi, përfundon brenda 45 ditëve.

1.1 Sektori i Njohjes së Diplomave të Arsimit të Lartë (SENJOD) në QSHA shërben si sekretariat teknik i Komisionit të Njohjes së Diplomave.

1.2 Aplikimi nuk konsiderohet i plotë nëse mungon një nga dokumentet e cituara, ose nëse dokumentat nuk janë në formën e kërkuar. Informimi për plotësim dokumentacioni bëhet me postë elektronike. Procedura e njohjes dhe njësimit fillon menjëherë pasi QSHA-së i është shfaqur aplikimi në sistemin online në rastet kur dokumentacioni i ngarkuar në formë elektronike është i plotë sipas përcaktimeve të këtij udhëzimi. Brenda 3 (tri) ditëve nga fillimi i procedurës së njohjes dhe njësimit SENJOD kontakton me anë të postës elektronike me institucionin përgjegjës që ka lëshuar diplomën ose certifikatën përkatëse.

1.3 Në rast të konstatimit të mangësive në dokumentacion, SENJOD i kërkon aplikantit fillimisht plotësimin e dokumentacionit me anë të postës elektronike, brenda 15 ditëve nga momenti i depozitimit të aplikimit. Në rast të mos depozitimit të plotësimeve brenda 30 ditëve, aplikantit i kërkohen plotësime për herë të dytë me anë të postës elektronike, të cilat duhet të depozitohen brenda 30 ditëve në QSHA, në të kundërt, shqyrtimi i aplikimit përkatës ndërpritet dhe dokumentacioni arkivohet në QSHA.

1.4 SENJOD llogarit afatet e përcaktuara në këtë udhëzim për njohjen dhe njësimin e kualifikimeve, duke iu referuar datës së plotësimit të praktikës me të gjithë dokumentacionin e plotë.

2. QSHA në zbatim të procedurës së verifikimit:

a. kërkon informacion nëse programi i studimit i përfunduar nga aplikanti në një institucion të huaj të arsimit të lartë apo institucion tjetër i autorizuar është i hapur/licencuar si program studimi online;

b. kërkon çdo informacion shtesë që e konsideron të nevojshëm për vlerësimin objektiv për njohjen dhe njësimin e diplomës/certifikatës;

c. i kërkon përmes postës elektronike IAL-së përkatëse konfirmimin e autenticitetit, të paktën dy herë dhe në rast mos përgjigjeje, konfirmimi kërkohet me shkresë zyrtare (dërguar me postë zyrtare). Në rast se pas 1 viti nga momenti i kërkesës së konfirmimit me shkresë zyrtare, ende nuk ka një përgjigje nga IAL-ja, shqyrtimi i aplikimit përkatës ndërpritet dhe dokumentacioni arkivohet në QSHA. Aplikanti njoftohet për vendimin e komisionit mbi arkivimin e dokumentacionit. Gjithashtu, konfirmimi kërkohet edhe nga institucionet e tjera përgjegjëse sipas rastit;

ç. QSHA i referohet listës zyrtare të institucioneve të njohura/licencuara/ akredituara në vendin e origjinës të publikuar në faqet përkatëse zyrtare të rrjetit ENIC-NARIC dhe sipas rastit kërkon informacion pranë qendrave të rrjetit evropian të informimit dhe njohjes së diplomave (ENIC–NARIC) dhe institucioneve përgjegjëse të shteteve të tjera mbi statusin e institucioneve të arsimit të lartë, vlefshmërinë e diplomave apo certifikatave, nivelin e tyre sipas kornizës kombëtare apo evropiane të kualifikimeve, si dhe informacion tjetër shtesë në funksion të njësimit të diplomës. QSHA shërben si qendra kombëtare e rrjetit ENIC/NARIC për informimin dhe njohjen e diplomave për Republikën e Shqipërisë;

d. materialet shkresore ose të printuara për të gjitha verifikimet e kryera, depozitohen në dosjen e aplikantit. Për verifikimet e kryera online, dokumentacioni i printuar firmoset nga nëpunësi që kryen verifikimet dhe depozitohet në dosjen e aplikantit.

NJOHJA E DIPLOMAVE TË PERSONAVE QË KANË STATUSIN E REFUGJATIT, PERSONAVE TË ZHVENDOSUR DHE PERSONAVE TË NGJASHËM ME REFUGJATËT

1. Për personat që kanë statusin e refugjatit, personit të zhvendosur dhe/ose personit të ngjashëm me refugjatin nuk zbatohen procedurat e parashikuara ne Kreun II të këtij udhëzimi.

2. Aplikimi për njohjen dhe njësimin e kualifikimeve akademike që i përkasin nivelit 5 deri në 8, të Kornizës Shqiptare ose Evropiane të Kualifikimeve, përveç gradës shkencore “Doktor”, kryhet sipas procedurës së mëposhtme:

a. formulari i aplikimit plotësohet në QSHA;

b. aplikanti dorëzon në QSHA dokumentacionin e mëposhtëm:

i. diplomën/certifikatën profesionale, diplomën ose dokumentin zyrtar përkatës të lëshuar nga institucionet përgjegjëse për lëshimin e kualifikimit në vendin e origjinës ekuivalent me diplomën që vërteton përfundimin e studimeve, të njësuar me origjinalin (noterizuar), si dhe të përkthyer në gjuhën shqipe nga përkthyes të licencuar në Republikën e Shqipërisë.

ii. suplementin e diplomës dhe/ose listën e notave, të njësuar me origjinalin (noterizuar), si dhe të përkthyer në gjuhën shqipe nga përkthyes të licencuar në Republikën e Shqipërisë.

iii. fotokopjen e kartës së identitetit ose të pasaportës, ose dokumentin e lëshuar nga organet kompetente me anë të të cilit vërtetohet identiteti i tij;

iv. dokumentin e lëshuar nga organet kompetente me anë të të cilit vërtetohet qe personi ka fituar statusin e refugjatit, person i zhvendosur dhe person i ngjashëm me refugjatët;

3. Aplikimi për njohjen dhe njësimin e gradës shkencore “Doktor”, kryhet sipas procedurës së mëposhtme:

a. formulari i aplikimit plotësohet në QSHA;

b. aplikanti dorëzon në QSHA dokumentacionin e mëposhtëm:

i. diplomën/certifikatën profesionale, diplomën ose dokumentin zyrtar përkatës të lëshuar nga institucionet përgjegjëse për lëshimin e kualifikimit në vendin e origjinës ekuivalent me diplomën që vërteton përfundimin e studimeve, të njësuar me origjinalin (noterizuar), si dhe të përkthyer në gjuhën shqipe nga përkthyes të licencuar në Republikën e Shqipërisë.

ii. suplementin e diplomës dhe/ose listën e notave, të njësuar me origjinalin (noterizuar), si dhe të përkthyer në gjuhën shqipe nga përkthyes të licencuar në Republikën e Shqipërisë.

iii. fotokopjen e kartës së identitetit ose të pasaportës, ose dokumentin e lëshuar nga organet kompetente me anë të të cilit vërtetohet identiteti i tij;

iv. dokumentin e lëshuar nga organet kompetente me anë të të cilit vërtetohet qe personi ka fituar statusin e refugjatit, person i zhvendosur dhe person i ngjashëm me refugjatët.

4. Aplikimi për njohjen dhe njësimin e titujve akademik, kryhet sipas procedurës së mëposhtme:

5. Refugjatët, personat e zhvendosur dhe personat e ngjashëm me refugjatët, të cilët paraqesin dokumentacion të pjesshëm, ose nuk mund të paraqesin dokumente për të vërtetuar kualifikimet e tyre dhe/ose periudhat e studimit, kanë të drejtën e njohjes dhe njësimit pa pagesë dhe brenda një afati të arsyeshëm të kualifikimit të tyre dhe/ose periudhave të studimit me qëllim për të vazhduar studimet e mëtejshme, ose për tu punësuar.

Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit
Procedura e njohjes dhe njësimit, pas aplikimit online, e kualifikimeve akademike që i përkasin nivelit 5 deri në 8, përveç gradave shkencore “Doktor”, të Kornizës Shqiptare ose Evropiane të Kualifikimeve vijon me shqyrtimin dhe verifikimin e dokumentacionit nga ana e Komisionit të Njohjes së Diplomave në QSHA. Kjo procedurë, kur dosja e aplikimit është e plotësuar me të gjithë dokumentacionin e kërkuar sipas këtij udhëzimi, përfundon brenda 45 ditëve.

Periudha e vlefshmërisë
Vërtetimi është gjithmonë i vlefshëm në Republikën e Shqipërisë, përveç rastit kur ka ankesa për ndryshim dhe kur revokohet nga Komisioni i Njohjes së diplomave.

Kostot
Pagesa për njohjen dhe njësimin e certifikatave/diplomave dhe gradave shkencore, që i përkasin nivelit 5 deri në 8 të Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve dhe Kornizës Evropiane të Kualifikimeve, si dhe titujve akademikë përveç aplikimeve të paraqitura nga refugjatët, personat e zhvendosur dhe personat e ngjashëm me refugjatët, është 2000 (dy mijë) lekë dhe kryhet në llogarinë bankare të QSHA, të përcaktuar në faqen zyrtare të QSHA dhe e-Albania, në seksionin përkatës të njohjes së diplomave.
Pagesa mund të kryhet gjatë aplikimit online nëpërmjet kartës së kreditit/debitit ose pranë bankave të nivelit të dytë apo Postës Shqiptare.
Për refugjatët, personat e zhvendosur dhe personat e ngjashëm me refugjatët, shërbimi ofrohet pa pagesë