Jo Duhan

A+ A A-

Articles

Regjistrim Forme Diplome

Njoftojmë Institucionet e Arsimit të Lartë se kanë detyrimin ligjor të regjistrojnë të gjitha format e diplomave dhe certifikatave në Regjistrin shtetëror përpara datës së lëshimit të tyre, në të kundërt ato nuk marrin vlerë ligjore.

Procedura e aplikimit për regjistrim:

1. Regjistrimi fillestar i formave të diplomave dhe certifikatave të lëshuara nga IAL-të, si dhe çdo regjistrim tjetër i mëvonshëm, që ndryshon formën apo përmbajtjen e tyre, bëhet në bazë të aplikimit drejtuar QSHA-së.

2. Aplikimi kryhet në QSHA me dosje, në përbërje të së cilës duhet të jenë:

a) Kërkesa për regjistrim.

b) Vendimi i Senatit Akademik për miratimin e formës së diplomës, për çdo cikël dhe lloj programi studimi.

c) Akti i hapjes së IAL-së.

d) Akti i akreditimit të IAL-së.

e) Akti i hapjes së programit të studimit për të cilin lëshohet diploma.

f) Akti i akreditimit të programit të studimit për të cilin lëshohet diploma.

g) Forma e diplomës apo certifikatës që do të regjistrohet.

h) Dokumenti i pagesës së tarifës për regjistrim, në regjistrin shtetëror, për llogari të QSHA-së.

3. Dokumentet e cituara në pikat “b” dhe “h” duhet të jenë në origjinal ose kopje autentike me origjinalin. Dokumentet duhet të jenë të sakta dhe të plota. Ato nuk duhet të përmbajnë korrigjime apo fshirje.

4. Dokumentet duhet të jenë në gjuhën shqipe ose të përkthyera dhe të vërtetuara në gjuhën shqipe dhe të legalizuara sipas legjislacionit në fuqi.

Tarifa e regjistrimit  

1. Regjistrimi fillestar, si dhe regjistrimi i mëvonshëm i çdo forme diplome apo certifikate i nënshtrohet tarifës së regjistrimit.

2. Tarifa e regjistrimit do të jetë 3 000 (tre mijë) lekë për çdo formë diplome dhe certifikate të regjistruar, për llogari të QSHA-së sipas formularit të arkëtimit. 

Fatura për arkëtim për regjistrim diplome dhe certifikate
Udhëzim nr.25, datë 10.11.2017, Për regjistrimin e formave të diplomave dhe certifikatave

AGJENCIA KOMBETARE E PROVIMEVE

Rr. "Naim Frashëri"  Nr 37

Tiranë

Shiko vendndodhjen ne harte


Orari i punës:

e hënë – e enjte ora 08.00 – 16.30

e premte ora 08.00- 14.00

Drejtori i Përgjithshëm (Tel/Fax): 042419257

Drejtori i Drejtorisë së Provimeve të Shtetit (Tel/Fax): 044504594

Drejtori i Drejtorisë së Vlerësimit të Arritjeve (Tel/Fax): 044504595

Sektori i Vlerësimit të Arritjeve (Tel/Fax): 044504595

Sektori i Administrimit të Testit, Analizës dhe Psikometrisë (Tel/Fax): 044504595

Drejtori i Drejtorisë së Bazës së të Dhënave dhe Sistemeve (Tel/Fax): 042259654

Sektori i Pranimit në IALP dhe Regjistrit të Studentëve të IAL-ve (Tel/Fax): 042259654

Sektori i Regjistrit të Nxënësve në Arsimin Parauniversitar (Tel/Fax): 042259654

Sektori i Administrimit të Sistemeve (Tel/Fax): 042259654

Sektori i Shërbimeve Mbështetëse (Tel/Fax): 042253864

Për çdo informacion, lutemi të kontaktoni në numrin e telefonit.



NJOFTIM

 

Agjencia Kombëtare e Provimeve në zbatim të Udhëzimit të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës nr. 24, datë 02.08.2013, “Për certifikimin e hartuesve të testeve dhe vlerësuesve në provimet kombëtare”, ka filluar fazën e dytë të procesit të certifikimit të hartuesve të fondit të pyetjeve dhe vlerësuesve të provimeve të Maturës Shtetërore. Njoftohen të gjithë kandidatët e interesuar të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar pranë DAR-eve përkatëse deri më datë 16.02.2015, të cilat pastaj ia përcjellin AKP-së. Kandidatët për hartimin e testeve lëndore ose për vlerësimin në provimet e maturës shtetërore do të marrin pjesë në kursin afatshkurtër të zhvilluar nga specialistë të AKP-së dhe do t’i nënshtrohen provimit me teste të hartuara nga AKP-ja në javën e tretë të muajit mars 2014. Kandidatët që përfundojnë me sukses provimin do të pajisen me certifikatën përkatëse.

blue green orange red

Copyright AKP 2015. All rights reserved.