Agjencia Kombëtare e Provimeve (AKP) është institucion i posaçëm teknik dhe profesional për organizimin e provimeve kombëtare në sistemin parauniversitar, pranimeve në universitete dhe Provimeve të Shtetit për profesionet e rregulluara. Ajo analizon dhe interpreton rezultatet e provimeve dhe vlerësimeve kombëtare, sipas standardeve bashkëkohore, duke ofruar të dhëna të rëndësishme për tregues të ndryshëm të zhvillimit të shkollës apo sistemit arsimor në tërësi .
Agjencia Kombëtare e Provimeve (AKP) është krijuar me VKM Nr. 1013, datë 10/12/2010, e cilësuar si person juridik, publik dhe buxhetor, në varësi të Ministrit të Arsimit dhe të Sportit.
Last Updated on Saturday, 02 November 2013 16:02
Hits: 52552