Për ju maturantë, që do të vijoni garën për kuotat e lira në universitetet publike Ministria e Arsimit dhe Sportit vë në dispozicionin tuaj sistemin online Portali i klasifikimit.
Ju do të logoheni vetëm me ID e Maturantit. Do të konsultoni rezultatet e arritura në raundin e parë dhe nëpërmjet këtij informacioni do të përllogarisni edhe mundësitë për programet ku mund të aplikoni përpara se të nisni aplikimin për raundin e dytë.
Portali do të jetë i disponueshëm nga ju përmes çdo aparati komunikimi me akses në internet.
https://klasifikimi.ualbania.rash.al
Videon për prezantimin e portalit e gjeni në web-in e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, në web-in e Agjencisë Kombëtare të Provimeve (kliko këtu).
Suksese !