Jo Duhan

A+ A A-

NJOFTIM

 

Agjencia Kombëtare e Provimeve në zbatim të Udhëzimit të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës nr. 24, datë 02.08.2013, “Për certifikimin e hartuesve të testeve dhe vlerësuesve në provimet kombëtare”, ka filluar fazën e dytë të procesit të certifikimit të hartuesve të fondit të pyetjeve dhe vlerësuesve të provimeve të Maturës Shtetërore. Njoftohen të gjithë kandidatët e interesuar të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar pranë DAR-eve përkatëse deri më datë 16.02.2015, të cilat pastaj ia përcjellin AKP-së. Kandidatët për hartimin e testeve lëndore ose për vlerësimin në provimet e maturës shtetërore do të marrin pjesë në kursin afatshkurtër të zhvilluar nga specialistë të AKP-së dhe do t’i nënshtrohen provimit me teste të hartuara nga AKP-ja në javën e tretë të muajit mars 2014. Kandidatët që përfundojnë me sukses provimin do të pajisen me certifikatën përkatëse.

blue green orange red

Copyright AKP 2015. All rights reserved.