Jo Duhan

A+ A A-

Regjistrim Forme Diplome

Njoftojmë Institucionet e Arsimit të Lartë se kanë detyrimin ligjor të regjistrojnë të gjitha format e diplomave dhe certifikatave në Regjistrin shtetëror përpara datës së lëshimit të tyre, në të kundërt ato nuk marrin vlerë ligjore.

Procedura e aplikimit për regjistrim:

1. Regjistrimi fillestar i formave të diplomave dhe certifikatave të lëshuara nga IAL-të, si dhe çdo regjistrim tjetër i mëvonshëm, që ndryshon formën apo përmbajtjen e tyre, bëhet në bazë të aplikimit drejtuar QSHA-së.

2. Aplikimi kryhet në QSHA me dosje, në përbërje të së cilës duhet të jenë:

a) Kërkesa për regjistrim.

b) Vendimi i Senatit Akademik për miratimin e formës së diplomës, për çdo cikël dhe lloj programi studimi.

c) Akti i hapjes së IAL-së.

d) Akti i akreditimit të IAL-së.

e) Akti i hapjes së programit të studimit për të cilin lëshohet diploma.

f) Akti i akreditimit të programit të studimit për të cilin lëshohet diploma.

g) Forma e diplomës apo certifikatës që do të regjistrohet.

h) Dokumenti i pagesës së tarifës për regjistrim, në regjistrin shtetëror, për llogari të QSHA-së.

3. Dokumentet e cituara në pikat “b” dhe “h” duhet të jenë në origjinal ose kopje autentike me origjinalin. Dokumentet duhet të jenë të sakta dhe të plota. Ato nuk duhet të përmbajnë korrigjime apo fshirje.

4. Dokumentet duhet të jenë në gjuhën shqipe ose të përkthyera dhe të vërtetuara në gjuhën shqipe dhe të legalizuara sipas legjislacionit në fuqi.

Tarifa e regjistrimit  

1. Regjistrimi fillestar, si dhe regjistrimi i mëvonshëm i çdo forme diplome apo certifikate i nënshtrohet tarifës së regjistrimit.

2. Tarifa e regjistrimit do të jetë 3 000 (tre mijë) lekë për çdo formë diplome dhe certifikate të regjistruar, për llogari të QSHA-së sipas formularit të arkëtimit. 

Fatura për arkëtim për regjistrim diplome dhe certifikate
Udhëzim nr.25, datë 10.11.2017, Për regjistrimin e formave të diplomave dhe certifikatave

blue green orange red

Copyright AKP 2015. All rights reserved.