Jo Duhan

A+ A A-

Mekanizma monitorimi, raporte auditi

Çdo informacion në lidhje me AKP dhe aktivitetin e saj ju e gjeni të përshkruar në programin e transparencës. Nëse ju nuk keni gjetur informacionin e kërkuar, mund të na kontaktoni në 4 forma komunikimi (në AKP, elektronike, postare, telefon).

Koordinatori për të drejtën e informimit: Z. Agim Alia:

  Email:       This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

  Tel:           +355 4 2419257

  Adresa:     Rruga Naim Frashëri, Nr. 37, Tiranë

  Orari:        E Hënë - E Enjte 08:00 – 16.30

                   E Premte             08.00 - 14:00


Kërkesa për informim në AKP dhe procedura e përgjigjeve:


1. Kërkesa për informim bëhet me shkrim dhe dërgohet dorazi, me postë ose me postë elektronike, duke paraqitur saktë identitetin e kërkuesit dhe nënshkrimin e tij. Në çdo rast, kërkesa regjistrohet në Regjistrin e Kërkesave dhe Përgjigjeve, të parashikuar në nenin 8 të LDI.
2. Në çdo rast, kërkesa për informim regjistrohet dhe për të caktohet një numër rendor. Numri rendor, së bashku me të dhënat e kontaktit të koordinatorit për të drejtën e informimit, i jepen kërkuesit që ka bërë kërkesën për informim (në rast se aplikimi kryhet në AKP ose në rrugë elektronike).
3. Kërkesat për informim regjistrohen sipas radhës së paraqitjes dhe trajtohen pa dallime mes tyre.
4. Kërkesa për informim duhet të përmbajë:
a) emrin dhe mbiemrin e kërkuesit;
b) adresën postare ose elektronike ku kërkohet të dërgohet informacioni;
c) përshkrimin e informacionit që kërkohet;
ç) formatin në të cilin preferohet informacioni;
d) çdo të dhënë që kërkuesi gjykon se mund të ndihmojë në identifikimin e informacionit të kërkuar.
5. Në qoftë se kërkesa për informim nuk e përcakton formatin në të cilin kërkohet informacioni, ai jepet në mënyrën më të efektshme dhe me koston më të ulët për autoritetin publik.
6. Në rast se kërkohet informacion në rrugë postare, duhet te plotësoni formatin e miratuar  në Urdhrin nr.14, të Komisionerit për të drejtën e informimit dhe mbrojtjen e të dhënave personale, datë 22.01.2015, “Për miratimin e programit model të transparencës”. (shkarko kërkesën)

 

7. Në qoftë se kërkesa e paraqitur në AKP nuk është sipas formatit, në çdo rast do të kërkohet riformulimi i saj në përputhje me parashikimet e pikave 1-6.

blue green orange red

Copyright AKP 2015. All rights reserved.