Jo Duhan

A+ A A-

Bazuar në nenin 28, pika 8, të Rregullores së Maturës Shtetërore 2015:

Maturanti/kandidati ka të drejtë të kërkojë fotokopjen e testit të tij pas përfundimit të të gjitha provimeve, me një kërkesë drejtuar KSHMSH-së, e cila do t’i kthejë dhe përgjigjen. Proces rivlerësimi të testit nuk do të ketë.

Ju njoftojmë se, kërkesat për fotokopje të testit të lëndëve me zgjedhje, bashkë me mandat pagesën (Fatura për arkëtim per fotokopje testi, MSH 2015), duhet të paraqiten pranë shkollës suaj (shkolla ku keni plotësuar formularin A1/A1Z), duke filluar nga data 3 korrik deri në 10 korrik 2015.

Fotokopjet e testit do të përcillen nëpërmjet DAR/ZA  në shkollat tuaja.

DAR/ZA duhet të paraqesin pranë AKP-së, kërkesat e mbledhura nga shkollat, brënda datës 13 korrik 2015.


Fatura për arkëtim për fotokopje testi, MSH 2015

blue green orange red

Copyright AKP 2015. All rights reserved.