Jo Duhan

A+ A A-

Udhëzime për tërheqjen e fotokopjeve të testeve, MSH 2014

Sqarim mbi procedurën e vlerësimit të testeve të provimeve MSH 2014

Procedura e vlerësimit të testeve të provimeve të maturës është bazuar në nenet 28, 29 dhe 30 të Rregullores së MSH 2014.

Për vlerësimin e testeve të Maturës Shtetërore është hartuar një skemë vlerësimi (për çdo provim), e cila publikohet në faqen e internetit të MAS dhe AKP. Kjo skemë përdoret nga të gjithë vlerësuesit që korrigjojnë përgjigjet e nxënësve.

Përpara se të vijohet me korrigjimin e testeve, të gjithë vlerësuesit trajnohen me qëllim qartësimin e të gjitha procedurave.

Përzgjedhja e vlerësuesve kryhet çdo vit. Korrigjuesit e testeve janë mësues të shkollave të mesme me një përvojë jo më pak se 5-vjeçare në arsimin e mesëm.

Vlerësuesit në përfundim të korrigjimit mbajnë përgjegjësi për vlerësimin e tyre. Çdo përgjigje testi i nënshtrohet një vlerësimi të dyfishtë, të pavarur nga njëri- tjetri.

Testet janë të kodifikuara dhe rakordimi i tyre bëhet në fund të ditës. Në rast mospërputhje të vlerësimit midis dy vlerësuesve, përgjegjësi i vlerësimit, aktivizon një vlerësues të tretë për vlerësimin përfundimtar. Pas kësaj, në përfundim të vlerësimit, përgjegjësi i vlerësimit nënshkruan në tabelën e vlerësimit të testit bashkë me vlerësuesin e tretë.

Bazuar në neni 36 të Rregullores së MSH për pasaktësi në korrigjim vlerësuesit penalizohen deri në largimin nga puna.

Testet e dyshuara për kopje merren në shqyrtim  nga KOPOTED-i (Komisioni i Posaçëm i Testeve të Dyshuara), një komision i ngritur në MAS me urdhër të Ministrit. Për të gjitha parregullsitë që konstaton KOPOTED-i, për PAP, AP, AS, i propozon KSHP njërën prej masave të parashikuara në nenin 36 të kësaj Rregulloreje. KSHP merr vendimin përkatës dhe ia përcjell organit të emërtesës për zbatim.

Në Rregulloren e Maturës Shtetërore 2014, neni 28, pika 8 specifikohet: “Maturanti/Kandidati ka të drejtë të kërkojë fotokopjen e testit te tij pas përfundimit të të gjitha provimeve, me një kërkesë drejtuar KShMSh-së. Afatet e kërkesës përcaktohen me udhëzim të veçantë të Ministrit. Proces rivlerësimi të testit nuk do të ketë.”


Procedura që duhet ndjekur për të marrë kopje të testit:

1- Kërkesa e Maturantit/Kandidatit për fotokopje te testeve Gjuhë shqipe e letërsi, Matematikë dorëzohet pranë shkollës ku ai ka aplikuar A1 ose A1Z, në periudhën 20 deri 25 qershor 2014.

 

2- Kërkesa e Maturantit/Kandidatit për fotokopje te testeve të lëndëve me zgjedhje, dorëzohet pranë shkollës ku ai ka aplikuar me A1 ose A1Z, në periudhën 01 deri 05 korrik 2014.

 

3- Drejtoritë e shkollave, listën e kërkesave bashkë me faturat e pagesës, i dërgojnë në KMSh-të përkatëse, brenda datës 08 korrik 2014.

 

4- KMSh-të pasi kanë marrë nga shkollat kërkesat për fotokopje i dërgojnë ato, me email dhe me shkresë zyrtare në AKP, brenda datës 10 korrik 2014.

 

5- AKP dërgon në KMSh të çdo DAR/ZA-je, fotokopjet e testeve brenda datës 30 korrik 2014.

Bazuar po ne rregullore, AKP nuk ben rishikim te testeve, vetem ne rastin e gabimeve teknike (sekretime gabim, hedhje pikesh gabim).

 

Theksojmë,  maturanti/kandidati ka të drejtë të kërkojë fotokopjen e testit te tij pas përfundimit të të gjitha provimeve.

 

FATURA PER ARKETIM

blue green orange red

Copyright AKP 2015. All rights reserved.