Jo Duhan

A+ A A-

Articles

Politikat e Privatësisë

Të dhënat që përpunohen

Agjencia Kombëtare e Provimeve mbledh dhe përpunon të dhënat personale të:

      -  maturantëve/kandidatëve pjesëmarrës në provimet e Maturës Shtetërore

      -  studentëve të regjistruar në IAL publike dhe private

      -  kandidatëve pjesëmarrës në provimin e shtetit për profesionet e rregulluara

      -  nxënësve/mësuesve të të gjithë shkollave në ciklin e ulët dhe të lartë të sistemit arsimor parauniversitar

Gjithashtu, bazuar në projektin "PISA", AKP mbledh dhe përpunon të dhënat personale të nxënësve të shkollave pilot, të përzgjedhura si pjesë e këtij projekti.


Përpunimi i të dhënave, ruajtja dhe përhapja e tyre

Këto të dhëna personale mblidhen, përpunohen dhe regjistrohen nëpërmjet aplikacioneve “web based” apo software-ve që menaxhohen nga stafi i AKP-së, në përputhje me “Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar dhe legjislacionin shqiptar dhe atë ndërkombëtar në fuqi.

Mbrojtja e të dhënave personale garantohet me përpunimin në mënyrë të ndershme, të drejtë dhe të ligjshme të këtyre të dhënave nga AKP për përmbushjen e detyrimeve ligjore dhe nënligjore.

Të dhënat ruhen sipas afateve të përcaktuar me akte ligjore dhe nënligjore në fuqi. AKP-ja vepron në përputhje me parimet ligjore për përpunimin e të dhënave personale, siç janë parashikuar në Ligjin nr. 9887,datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar dhe kuadrin rregullator përkatës në fuqi.

Përveç të dhënave personale, gjatë navigimit në aplikacionet “web based”, në skedarët log të server-it ruhen të dhëna si adresa IP, data, koha dhe faqet e vizituara nga përdoruesi. Informacionet që ruhen në server janë konfidenciale, dhe përdoren në përputhje të plotë me ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale.

Përhapja e të dhënave personale tek të tretët do të bëhet vetëm në përputhje me kuadrin ligjor dhe nënligjor në fuqi. Çdo punonjës i AKP-së që përpunon të dhëna apo vihet në dijeni me të dhënat e përpunuara nuk mund t’i bëjë të njohur përmbajtjen e këtyre të dhënave personave të tjerë. Ai detyrohet të ruajë konfidencialitetin dhe besueshmërinë edhe pas përfundimit të funksionit. Çdo person që vepron nën autoritetin e kontrolluesit, nuk duhet  t’i përpunojë të dhënat personale, tek të cilat ka akses, pa autorizimin e kontrolluesit, përveçse kur detyrohet me ligj.

 

Masat e sigurisë

AKP-ja ka ndërmarrë masa organizative dhe teknike të përshtatshme për të mbrojtur të dhënat personale nga shkatërrime të paligjshme, aksidentale, humbje aksidentale, për të mbrojtur aksesin ose përhapjen nga persona të paautorizuar, veçanërisht kur përpunimi i të dhënave bëhet në rrjet, si dhe nga çdo formë tjetër e paligjshme përpunimi.


Të drejtat e subjektit të të dhënave

Përhapja ose komunikimi i të dhënave personale kryhet në përputhje me qëllimin për të cilin janë grumbulluar këto të dhëna. Çdo person ka të drejtë që të njihet me të dhënat personale të përpunuara nëpërmjet një kërkese me shkrim. AKP-ja është  e detyruar që  në  bazë  të  ligjit nr. 9887, datë  10.03.2008 “Për mbrojtjen e të  dhënave personale”, i ndryshuar, të  zbatojë  këto të  drejta të  subjekteve të të  dhënave personale:

a)      të drejtën për akses;

b)      të  drejtën për të kërkuar bllokimin, korrigjimin ose fshirjen;

c)      vendimmarrjen automatike;

d)     të drejtën për të kundërshtuar;

e)      të drejtën për t’u ankuar;

f)       të drejtën për kompensimin e dëmit.

Kërkesa duhet të përmbajë të dhëna të mjaftueshme për të vërtetuar  identitetin e kërkuesit. AKP-ja brenda 30 ditëve nga data e marrjes së kërkesës, informon subjektin e të dhënave ose i shpjegon atij arsyet e mosdhënies së informacionit.

Kërkesën për informacion mund ta bëjë:

a)      Vetë personi;

b)      Përfaqësuesi ligjor i pajisur me autorizimin përkatës;

c)      Persona të tjerë të cilët megjithëse nuk kanë interes të drejtpërdrejtë, provojnë se kanë një interes të ligjshëm për të marrë dijeni në lidhje me këto të dhëna dhe që përputhet me qëllimin e grumbullimit të këtyre të dhënave;

d)     Prindi ose kujdestari kur fëmija nuk ka zotësi të plotë për të vepruar ose prindi është duke vepruar në interes të fëmijës.

Përgjigja në çdo rast dërgohet në adresën e kërkuar nga vetë kërkuesi.

 

E drejta e refuzimit të pëlqimit të dhënë

Subjektet e të dhënave kanë të drejtën e refuzimit të pëlqimit për grumbullimin dhe përdorimin e të dhënave të tyre të njoftuara vullnetarisht.

 

Trajtimi i ankesave dhe kërkesave

Subjektet e të dhënave mund të dërgojnë ankesat dhe kërkesat lidhur me mbrojtjen e të dhënave personale, me postë në adresën: Agjencia Kombëtare e Provimeve, Rruga “Naim Frashëri, nr. 37, Tiranë, ose me e-mail në adresën This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it. .


Duke u njohur me përmbajtjen e kësaj rubrike, subjektet e të dhënave kanë pranuar kushtet dhe termat në lidhje me politikat e privatësisë të Agjencisë Kombëtare të Provimeve.

 

blue green orange red

Copyright AKP 2015. All rights reserved.